Lichtsteiner: Dua Ligën e Kampionëve me Juven

dardanmiftari | Thursday, September 13, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner thotë se ambicie e tij është të fitojë Ligën e Kampionëve me Bianconerët.

Zvicerani iu bashkua skuadrës nga Torino verën e kaluar nga Lazio dhe fitoi titullin e Serie A në sezonin e parë, dhe tash ka hedhur shikimin kah titulli i kampionit të Evropës.

“Juventusi është një prej klubeve më të mëdha në botë dhe ndjehem shumë mirë këtu. Ardhja këtu ishte zgjidhja e duhur për mua të fitoj diçka”.

“Të fitoj Scudetton me Juven vitin e kaluar ishte diçka e bukur. Megjithatë, kjo nuk është gjëja më e madhe që mund të arrij këtu. Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve tash”, ka thënë Lichtsteiner.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...