Lukaku i lodhur nga krahasimi me Drogban

dardanmiftari | Wednesday, September 05, 2012 | 0 Komente

I huazuari te West Bromwich, Romelu Lukaku, ka kërkuar që t’u jepet fund krahasimeve të tij me ish-sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.

Sulmuesi belg po e kalon sezonin jashtë Stamford Bridge, pasi që ende nuk konsiderohet i gatshëm për ta udhëhequr sulmin e Bluve.

“Didier dhe unë kemi stil të ngjashëm loje, por nuk mendoj se atij do t’i kishte pëlqyer ta krahasonin me dikë kur ka qenë i ri”.

“Secili lojtar dëshiron të jetë person në vete dhe të ketë personalitetin e tij, nuk dua të jem ‘i riu askush’”.

“Në fillim, ishte në rregull, por tash jam mërzitur (nga krahasimet). Nuk është domosdoshme dhe nuk më pëlqen tash”.

“Kam mbiemrin e babait tim, unë jam Romelu Lukaku – nuk jam askush tjetër. Ky është emri im dhe emri të cilin dua që njerëzit ta mbajnë mend”, ka deklaruara 19-vjeçari për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...