Marin kërkon të luajë
Transferi i ri i Chelseat, Marko Marin, duket se është harruar nga Di Matteo dhe ka kërkuar që të luajë më shumë pasi është rikuperuar nga dëmtimi në kofshë.
“Ishte vështirë që isha lënduar, por në futboll kjo ndodh dhe ndihem mirë që jam kthyer”.
“Natyrisht, nuk është mirë që jam në këtë situatë, pasi kam konkurrencë të fortë dhe duhet të dëshmohem, plus jam kthyer nga lëndimi. Megjithatë, mezi pres zhvillimet në të ardhmen. Unë nuk pendohem, dua të luaj shumë she jam në formën time më të mirë, dua të luaj. Lëndimi është tejkaluar”, ka thënë gjermani.
Category: Futboll
0 Komente