Mourinho ende dyshon në lojtarët e tij

dardanmiftari | Saturday, September 22, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ende nuk ndihet 100 përqind i sigurt në lojtarët e tij, teksa mbretërit po përgatiten për sfidën ndaj Rayo Vallecanos të dielën.

“Ne kemi shfaqur qëndrim të madh në ndeshje të mëdha, por ka edhe aspekte negative. Lojtarët e mi nuk kanë luajtur në formën më të lartë në mënyrë të vazhdueshme dhe unë kam ca dyshime për këtë”.
“Vitin e kaluar ne kemi pasur vështirësi me Rayon, kështu që jemi duke pritur një sfidë të vështirë. Ndaj Cityt, lojtarët ishin të uritur dhe dhanë shumë nga potenciali i tyre fizik. Shpresoj se këtë nivel të përgjegjësisë do ta tregojnë në çdo ndeshje tani e tutje”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...