Mourinho: Kaka është në kokën time

dardanmiftari | Thursday, September 27, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i ka marrë kohë vetes për të lëvduar Kakan pas fitores prej 8-0 ndaj klubit kolumbian Millionarios të mërkurën mbrëma në trofeun Bernabeu, duke aluduar në rikthim të brazilianit në La Liga.

“Kaka luajti mirë, sikurse pjesa tjetër e ekipit, përderisa ne mbajtëm një strukturë të fortë. Ne punuam mirë”.
“Kur lojtarët tregojnë motivim në ndeshje miqësore, kjo e bën trajnerin të fitojë besim dhe t’i inkuadrojë në ndeshje zyrtare. Kaka dhe të tjerët treguan cilësitë për të futur emrin e tyre në kokën time”, ka deklaruar Mourinho.
Kaka nuk ka startuar asnjë ndeshje këtë sezon në La Liga dhe duket se kjo deklaratë e Mourinhos është indikacioni më i fortë se ai mund të luajë në ndeshjet e ardhshme. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...