Mourinho: Nuk kam ekip

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka reaguar ashpër pas disfatës së ekipit të tij nga Sevilla të shtunën mbrëma, duke thënë se ai nuk ka lojtarë që shfaqin paraqitje të mirë.

Los Blancos me humbjen nga Sevilla kompletuan një start katastrofal këtë sezon me vetëm katër pikë nga po aq ndeshje. Mourinho është i pakënaqur me qëndrimin e lojtarëve të tij dhe ndjen se ata nuk i kanë përmirësuar gabimet që i kanë bërë në ndeshjet e kaluara këtë sezon.

“Për momentin, unë nuk kam ekip. Pjesën e parë, ashtu si pjesën e dytë e morëm totalisht gabim. Ishte një fitore plotësisht e merituar për Sevillën dhe humbje plotësisht e merituar për Real Madridin”.

“Përgëzime për sEvillan sepse ata bënë gjithçka për të fituar dhe merituan pa dyshim fitoren. Dhe ne merituam humbjen nga kjo ndeshje e tmerrshme për ne. Kjo ndeshje s’ka dallim me atë ndaj Getafes. Nuk dallonte as nga ajo me Granadan, përpos faktit që fituam. Nuk mendoj se ka të bëjë diçka me spekulimet e këtyre javëve. Për mua është problem shpirti i ekipit”, ka deklaruar Mourinho pas ndeshjes.

Real Madridi e pret Manchester Cityn në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...