‘PSG mund ta fitojë Ligën e Kampionëve’

dardanmiftari | Monday, September 17, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i Spanjës, Luis Aragones, mendon se Paris Saint-Germain është në gjendje që të triumfojë në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Përforcimi i klubit francez me emrat, si Thiago Silva, Zlatan Ibrahimovic, Ezequiel Lavezzi e Javier Pastore, e bën atë konkurrent serioz në garën më të madhe evropiane për klube.

“E shikoj me kuriozitet projektin e Paris Saint-Germain. Tash PSG është një skuadër e vërtetë me lojtarë të mëdhenj. Aty është prania e pashmangshme e Ibrahimovicit, por secili me stilin e vet, do të sjellë diçka”.

“Fitimi i Ligës së Kampionëve këtë sezon do të jetë i vështirë, por jo i pamundur, sepse kanë kualitet të madh teknik”.

“Normalisht, nevojiten dy ose tre vite për një grup të ri që të japë maksimumin. PSG ka fat që ka top-lojtarë në të gjitha pozitat, prandaj u nevojitet më pak kohë”, ka theksuar Aragones për Colonens du Parisien.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...