Thiago Silva luan ndaj Dynamo Kievit

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Transferimet e reja të Paris Saint-Germain, Thiago Silva dhe Gregory Van der Wiel, do të jenë të gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Dynamo Kievit – ka bërë të ditur trajneri Carlo Ancelotti.

Strategu italian ka thënë se mbrojtësi brazilian është stërvitur ndaras që kur u kthye nga Lojërat Olimpike me Brazilin, ku edhe u lëndua.

Ish-futbollisti i Milanit, i cili konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në botë, këtë verë u transferua në Parc des Princes, ku nënshkroi kontratë pesëvjeçare.

Edhe mbrojtësi i djathtë holandez, Van der Wiel, kaloi te PSG këtë verë nga Ajaxi, ndërsa nënshkroi kontratë katërvjeçare.

Paris Saint-Germain bën gara në Grupin A të Ligës së Kampionëve, së bashku me Dynamo Kiev, Dinamo Zagreb dhe Porto.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...