Triumf i Azzurrëve
Italia nuk ishte skuadër aq bindëse ndaj përfaqësueses inferiore, Maltës, të cilës ia shënoi vetëm dy gola.
Një gol i shënuar në fillim të ndeshjes nga Mattia Destro (5’) dhe një tjetër i shënuar në fund nga Federico Peluso (90’), mjaftuan për tri pikë të plota të Azzurrëve.
Italia dhe Bullgaria kryesojnë Grupin B me nga katër pikë.
Fitore ka shënuar edhe Holanda kundër Hungarisë me rezultat 4-1 në kuadër të Grupit D.
Tulipanët kanë gjashtë pikë pas dy ndeshjesh, aq sa kanë edhe rumunët në këtë grup.
Category: Futboll
0 Komente