Wenger: Arsenali është në garë për titull

dardanmiftari | Monday, September 17, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se këtë sezon ata e kanë filluar sezonin mirë dhe janë në mesin e ekipeve që luftojnë për titull.

“Ju pyeteni këdo që e ka parë ndeshjen dhe ne dukeshim si një ekip i vërtet që dëshiron të luajë së bashku. Kjo është përshtypja që kam marrë nga loja jonë. Edhe ndaj Liverpoolit ne dukeshim vërtet një ekip i afërt”.

“Këtë vit kemi filluar më mirë. Ndoshta vitin e kaluar në shtator ne ishim jashtë garës për titull. Kjo ishte ca më vështirë mentalisht. Ndjenja është se ne dukemi si ekip i mirë dhe kënaqemi duke luajtur së bashku. Kjo është një bazë e mirë dhe interesante”, ka thënë Wegner.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...