Xhaka shënon në fitoren e Zvicrës
Zvicra e përforcuar me pesë shqiptarë ka realizuar fitore të lehtë në udhëtimin bërë Slovenisë, duke paralajmëruar kështu Shqipërinë para duelit direkt që zhvillohet më 11 shtator.
Ishte mesfushori shqiptar nga Kosova, Granit Xhaka ai që realizoi në minutën e 20-të golin e parë për zvicëranët.
Në këtë ndeshje paraqitje të mirë në vazhdim treguan edhe Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami, të cilët ishin shtyllat kryesore të Zvicrës.
Në minutën e 51-të ishte Gokhan Inler ai që realizoi për 2-0, që ishte dhe rezultati përfundimtar.
Zvicra është lidere në Grupin E të kualifikimeve për Botërorin, Brazili 2014 bashk me Shqipërinë. Zvicra e pret Shqipërinë në duelin direkt pas katër ditësh.
Category: Futboll
0 Komente