Xhaka: Shqiptarët janë krenar me ne

dardanmiftari | Tuesday, September 11, 2012 | 0 Komente

Granit Xhaka thotë se shumë shqiptarë janë krenar me futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, edhe pse ka të tillë që nuk i duan.

Nëpër forume dhe faqe në internet, shumë persona i kanë cilësuar si tradhtarë shqiptarët që mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës.

Luftës “psikologjike” kundër kosovarëve që luajnë për Zvicrën së fundi iu bashkua edhe kreu i federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka. Ai tha se “Xhakës duhet t’i vijë turp që mendon të shënojë kundër Shqipërisë”.

Por ylli i Borussia Monchengladbach thotë se një pjesë e madhe e shqiptarëve në fakt ndjehen ndryshe dhe janë krenar për suksesin e tyre.

“Në Shqipëri njerëzit më konsiderojnë si zviceran, ndërsa këtu në Zvicër më thotë se jam shqiptar. Ndoshta disa na shohin si tradhtar, por unë e di se shumë shqiptar janë krenar për ne, edhe pse luajmë për Zvicrën”, ka thënë Xhaka gjatë një interviste për mediat zvicerane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...