Yanga-Mbiwa i dëshpëruar që nuk iu bashkua Milanit
Mbrojtësi i Montpellierit, Mapou Yanga-Mbiwa është shprehur i zhgënjyer me kolapsin e bisedimeve për kalimin e tij te Milani gjatë afatit kalimtar veror.
“Milani më kërkoi, por edhe pse presidenti ishte i gatshëm të më shesë, marrëveshja nuk u arrit kurrë”.
“Isha i zhgënjyer që nuk iu bashkova Milanit, por presidenti jonë është pronar i klubit dhe ai duhet të respektohet. Milani bëri një ofertë, por u refuzua. Më pas e kuptova se do të ishte e vështirë për mua të largohem nga Montpellieri”, është shprehur Yanga-Mbiwa.
Category: Futboll
0 Komente