Zeman i pakënaqur me disfatën

dardanmiftari | Monday, September 17, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Zdenek Zeman, thotë se ata duhet ta fajësojnë vetëm veten për disfatën nga Bologna.

Roma ishte në avantazh 2-0 në Olimpico të kryeqytetit italian, para se Bologna të befasojë duke e përmbysur rezultatin për të fituar 3-2.

“Ne ia dolëm shumë mirë në pjesën e parë, por pas pauzës ne u rehatuam dhe lejuam kundërshtarët ta kontrollojnë ndeshjen”.

“Ne kemi bërë tre gabime në golat e tyre dhe ndihmuam Bolognën të kthehet. Është një goditje e rëndë për ekipin, pasi ne gjithmonë duhet të jemi të përqendruar për të nxjerrë rezultatin më të mirë”.

“Gabimet erdhën pasi ne ishim pasivë në pjesën e dytë. Ne lejuam Bolognan të luajë dhe kurrë nuk shkuam kah goli i tyre. Koncepti im është të sulmojmë, ashtu që t’i mbajmë kundërshtarët larg golit tonë. Sot nuk e bëmë këtë”, ka thënë Zeman.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...