Arsenali turpërohet në shtëpi
Të zgjedhurit e Arsene Wenger janë mposhtur me rezultat 2-0 në Emirates nga klubi gjerman Schalke.
Të dy golat e mysafirëve u shënuan në fraksionin e dytë të lojës.
Klaas Jan Huntelaar e shënoi golin e parë (76’), ndërsa Ibrahim Afellay e vulosi fitoren (86’).
Në takimin tjetër të Grupit B, Olympiakos ka fituar në shtëpi të Montpellier me rezultat 2-1.
Schalke 04 kryeson grupin me shtatë pikë, ndërsa Arsenali në vend të dytë ka një pikë më pak.
Category: Futboll
0 Komente