Brazili i pandalshëm (VIDEO)
Përfaqësuesja e Brazilit ka regjistruar fitore prej 4-0 në një ndeshje miqësore kundër Japonisë.
Paulinho e hapi serinë e golave duke pranuar një top nga Oscar dhe duke shënuar nga distanca (11’).
Pas një ndërhyrjeje të dëmshme në Kaka, u akordua penalti në favor të Selecao, të cilën Neymar e shndërroi në gol (25’). Disa minuta më pas, mesfushori i Real Madridit e goditi shtyllën.
Në fillim të gjysmës së dytë (47’), Oscar harkoi nga këndi, ndërsa Neymar e priti topin dhe shënoi golin e dytë personal.
Për ta zbukuruar ndeshjen u përkujdes Kaka, i cili vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (75’).
Category: Futboll
0 Komente