Capello ka shpresuar që lëndimi i Ronaldos të ishte më serioz
Trajneri i Rusisë, Fabio Capello, ka shpresuar që lëndimi i superyllit portugez Cristiano Ronaldo të ishte më serioz në mënyrë që skuadra e tij ta kishte më të lehtë.
Numri shtatë i Real Madridit u lëndua në ‘el Clasico’ dhe ishte në dyshim për ndeshjen e të premtes në Moskë, mirëpo ai ka marrë dritën e gjelbër për lojë.
“Të them sinqerisht, kam shpresuar që lëndimi i Ronaldos të ishte më serioz. Kuptohet, se po të mos luante ai, do të ishte shumë më e lehtë që të mbroheshim”, ka thënë Capello në një konferencë për media.
Strategu italian këtë verë zuri vendin e Dick Advocaat dhe shpreson që të fitojë të tria pikët në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2014.
Category: Futboll
0 Komente