De Boer: City nuk kishte përgjigje për lojën tonë

dardanmiftari | Thursday, October 25, 2012 | 0 Komente


Menaxheri i Ajaxit, Frank De Boer, ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores 3-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Holandezët e panë veten në disavantazh pas golit të Samir Nasri në pjesën e parë, por i përmbysën gjërat me golat e Siem De Jong, Niklas Moisander dhe Christian Eriksen.
“E di se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Mendoj se pamë një Ajax të mirë sot, që dëshironte të tregojë diçka të mirë. Ne kemi luajtur shumë mirë në disa momente”.
“City nuk kishte përgjigje për lojën tonë. Kishte një kohë të vështirë për ne, por pas asaj, e mblodhëm veten sërish dhe merituam avantazhin 2-1”, ka thënë De Boer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...