Del Piero shënon në paraqitjen e 800-të

dardanmiftari | Sunday, October 28, 2012 | 0 Komente


Legjenda italiane e futbollit, Alessandro Del Piero, ka regjistruar paraqitjen e 800-të zyrtare si futbollist.
Këtë rekord ai e regjistroi me klubin e tij australian, Sydney FC, në ndeshjen kundër Perth Glory, të cilën e fitoi me rezultat 2-1.
Në këtë takim, 37-vjeçari shënoi golin e barazimit nga penaltia.
Del Piero në të kaluarën ka mbajtur fanellën e Padovas (1991-1993) dhe Juventusit (1993-2012) në nivel klubesh, dhe ka luajtur për kombëtaren e Italisë (1995-2005).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...