Dzeko nuk dëshiron të jetë zëvendësues

dardanmiftari | Sunday, October 21, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, dëshiron të jetë më tepër në fushë e jo vetëm një zëvendësues i suksesshëm.
Boshnjaku ka shënuar disa herë pas inkuadrimit nga banka rezervë, mirëpo ai nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale.
“Menaxheri është njeriu që e zgjedh skuadrën dhe unë jam aty kur i duhem. Por, asnjëherë nuk kam qenë një super-zëvendësues, madje edhe para se të vija te Manchester City”.
“Gjithmonë kam luajtur nga fillimi (te Wolfsburgu) dhe kam shënuar shumë gola, jo si zëvendësues”.
“Në ndeshjet e fundit situata ka qenë e tillë dhe jam i lumtur që kam shënuar gola, por asnjëherë nuk do të jem një super-zëvendësues, unë dua të luaj”, u ka thënë Dzeko gazetarëve. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...