Mancini: Unë jam fajtor

dardanmiftari | Thursday, October 25, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ai është fajtor për turpërimin nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve.
City kaloi në avantazh me anë të golit të Samir Nasri në pjesën e parë, por holandezët i përmbysën gjërat me golat e Siem De Jong, Niklas Moisander dhe Christian Eriksen.
“Ata ishin më të mirë se ne. Ata luajtën futboll më të mirë. Është faji im, unë nuk u përgatita mirë për këtë ndeshje dhe e marr fajin përsipër”.
“Mendova në një mënyrë dhe doli ndryshe. Kur ju përgatiteni në një mënyrë dhe është një ndeshje tjetër, atëherë është më vështirë”.
“Ne kishim shanse të shënojnë dhe në Ligën e Kampionëve duhet të shënosh. Është faji im, e përsëris”, ka thënë Mancini. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...