Marchisio: Juve superior ndaj Napolit

dardanmiftari | Friday, October 19, 2012 | 0 Komente

Claudio Marchisio është plot vetëbesim në prag të derbit të Serie A në mes të dy skuadrave të kreut të tabelës, Juventusit dhe Napolit.
“Në një ndeshje të vetme, gjithçka mund të ndodhë, por ne jemi superior ndaj Napolit në afat të gjatë. Ne kemi lojtarë më të mirë, kemi histori më impresive dhe jemi mësuar të fitojmë”.
“Megjithatë, ne duhet të qëndrojmë të alarmuar. Ata janë një ekip në ngritje dhe e treguan këtë në finale të Kupës së Italisë, se çfarë mund të bëjnë”.
“Ne duam t’i mposhtim ata me qëllim që t’i japim një goditje moralit të tyre. Gara për titull ende është e gjatë, por do të jetë një goditje psikologjike për ta nëse ne i marrim të tre pikët”, ka thënë Marchisio për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...