Milani t’u shitet sheikëve?

dardanmiftari | Tuesday, October 30, 2012 | 0 Komente

Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, është i gatshëm t’ia shesë klubin e tij sheikut Hamad bin Khalifa Al Thani, Emirit të Shtetit të Katarit, pasi mendon se mendon se ëshë koha të përshëndetet nga klubi i tij.
Goal raporton se Rossonerët janë duke vuajtur nga probleme financiare dhe u detyruan t’i shesin disa prej yjeve si Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva gjatë verës, derisa veteranët si Alessandro Nesta, Gennaro Gattuso dhe Clarence Seedorf po ashtu u lejuan të largohen nga klubi, për të lehtësuar harxhimet e pagave.
Megjithatë Milani vazhdon të vuajë dhe Berlusconi nuk është i sigurt nëse më është personi i duhur për të ndihmuar klubin nga San Siro të rikthehet në binarë, pasi prioritetet e tij tashmë janë diku tjetër.
Ish-kryeministri italian është dënuar me 12 muaj burg për pjesëmarrjen e tij në skandalin e mashtrimit të taksave dhe tentimi i tij për të apeluar do t’i marrë një kohë dhe fokus më të madh.
Andaj ai është i gatshëm ta shesë klubin nëse një ofertë e mirë arrin, dhe Hamad bin Khalifa Al Thani është në pozitë ne parë për të blerë gjigantin italian. Berlusconi mund të joshet ta shesë klubin për një shumë rreth 500 milionë euro.
Kompanitë si Gazprom dhe Ferrero po ashtu janë lidhur me një blerje të aksioneve në klub, por emiri i Katarit duket se ka një avantazh të theksuar për momentin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...