Mourinho: Barcelona e kërkoi Pepen
Vazhdojnë polemikat mes Barcelonës dhe Real Madridit për sjelljen e shumëpërfolur të Pepes ndaj lojtarëve katalanas. Është Jose Mourinho ai që përsëri ka goditur rivalin e tij, duke thënë se ata duhet të pranojnë se e kanë dashur në ekip portugezin.
Komentet Mourinho i bëri në konferencën për shtyp gjatë të premtes para ndeshjes ndaj Celta Vigos, në një luftë mediatike që ka javë që po zgjatë, e që filloi pas akuzave të Vilanovas, i cili tha se Pepe mund të krijojë një videoklip me goditjet e tij ndaj lojtarëve të Barcelonës.
“Unë nuk di asgjë për një video të Barcelonës për Pepen. Unë e di se përderisa ai ishte duke biseduar për rinovimin e kontratës, ishin dy klube të mëdha që insistuan te Pepe që ai të mos rinovojë kontratën”.
“Unë nuk e di nëse ndonjë prej këtyre klubeve të mëdha është klubi që regjistroi një video të tij”, aludoi Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente