Mourinho: Disfata nga Dortmund, e parëndësishme

dardanmiftari | Thursday, October 25, 2012 | 0 Komente

Jose Mourinho nuk beson se disfata nga Borussia Dortmund do të ndikojë në shanset e skuadrës për t’u kualifikuar në rundin e ardhshëm eliminator.
“Ne e humbëm ndeshjen, por nuk është dramatike. Ne jemi në një grup serioz, nuk është shaka. Nuk është e kënaqshme, por ne jemi të dytë”.
“Ne tash kemi gjashtë pikë. Ne tash kemi dy ndeshje në shtëpi dhe është e arritshme për të mbledhur pikët e nevojshme për t’u kualifikuar në rundin e 16-tëshes”.
“U kam thënë lojtarëve se ata do t’i shënonin golat e tyre në kundërsulme, dhe kështu ndodhi. E kam ditur se ata do të gjejnë hapësira vetëm në lojën tranzicionale. Kishte shumë presion dhe ishte vështirë të gjejmë ekuilibrin. Kishte disa mundësi dhe pak krijime”, ka thënë portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...