Mourinho: Kritikat na bëjnë më të fortë

dardanmiftari | Tuesday, October 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se nuk shqetësohet për kritikat me të cilat përballet ekipi i tij, apo me presionin që ai ushtron mbi lojtarët, pasi që mendon se kjo i nxit lojtarët që të veprojnë më mirë.

“Është për t’u respektuar kur njerëzit kanë mendim të ndryshëm nga unë, por kur ata përpiqen të më ofendojnë, atëherë vjen momenti kur vendos të them ‘me kaq mjafton’ ose mad jekam vendosur që me disa njerëz të takohem në gjykatë”.
“Si trajner, preferoj që njerëzit të më kritikojnë që jam agresiv me fjalët e mia, sepse mundohem të nxjerr krenarinë e plagosur të lojtarëve të mi”.
“E preferoj këtë shumë më tepër sesa të jem i qetë, politikisht korrekt apo miqësor dhe të shijojmë humbje. Nuk mund ta pranojmë këtë drejtim. Jam optimist, sepse ekipi im është i gatshëm të fitojë dhe të fitojë përsëri, të barazojë më pak dhe të humbë shumë më pak”, ka thënë portugezi për faqen zyrtare të Los Blancos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...