Në derbi flet Interi

dardanmiftari | Monday, October 08, 2012 | 0 Komente

Vetëm një gol është shënuar në derbin më të madh lokal në botë që u zhvillua të dielën mbrëma në San Siro. Interi e ka mposhtur Milanin me rezultat 1-0.
Porsa kishte filluar ndeshja (3’), Esteban Cambiasso dërgoi një top në zonë nga gjuajtja e lirë dhe pas reagimit të gabuar të portierit Abbiati, aty ishte Walter Samuel për ta shënuar golin e avantazhit.
Në minutat e para të pjesës së dytë (48’), zikaltrit mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi Yuto Nagatomo u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë për prekje të topit me dorë.
Vazhdimi i ndeshjes u dominua totalisht nga ekipi kuqezi, i cili e kërkoi me ngulm golin.
Mirëpo, përkundër ofensivës dhe rasteve të shumta, Rossonerët nuk arritën ta thyejnë mbrojtjen mysafire.
Përmendim një rast të dyshimtë për penalti kah fundi i ndeshjes, mirëpo vendimi i arbitrit ishte se nuk pati ndërhyrje.
Interi mban pozitën e katërt në tabelë me pikë të barabarta me Lazion që gjendet një pozitë më lartë, ndërsa ka katër pikë më pak se lideri Juventus. Milani, nga ana tjetër, është i 11-ti në tabelë me vetëm shtatë pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...