Nuk mposhtet Milani

dardanmiftari | Tuesday, October 30, 2012 | 0 Komente

Skuadra e Milanit ka arritur të nxjerrë një barazim prej 2-2, edhe pse ishte në disavantazh prej dy golash.
Ekipi vendas ishte më i rrezikshëm në pjesën e parë të takimit që u zhvillua në Stadio Renzo Barbera.
Pas një harkimi në zonë, Abate e preku topin me dorë dhe arbitri akordoi penalti. Fabrizio Miccoli ishte i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi për epërsinë e skuadrës vendase (45’+1).
Porsa filloi pjesa e dytë (47’), sicilianët e dyfishuan epërsinë. Franco Brienza mori një top nga Egidio Rios dhe pati kohë ta organizonte gjuajtjen e tij që përfundoi në rrjet.
Në minutën e 69-të, Rossonerët u kthyen në lojë duke e ngushtuar rezultatin. Falë angazhimit të Bojan Krkic, Riccardo Montolivo arriti të shënojë.
Dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja, Stephan El Shaarawy e barazoi rezultatin me golin e tij të shtatë në dhjetë ndeshje.
Në minutat e mbetura të sfidës nuk pati gola të tjerë, ashtu që skuadrat u desh të pajtoheshin me nga një pikë.
Përkundër kthimit mbresëlënës në ndeshje, Rossonerët vazhdojnë të mbesin në një pozitë në tabelë që nuk u shkon për shtat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...