Platini i quan “turp” veprimet e serbëve

dardanmiftari | Wednesday, October 24, 2012 | 0 Komente

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, i ka përshkruar si “të turpshme” skenat e dhunshme të cilat ndodhën në fund të takimit U21 në mes të Anglisë dhe Serbisë të premten e kaluar.
Anglia siguroi biletën për në Euro U21 2013 duke fituar 1-0, por Danny Rose u ndëshkua me karton të kuq pas fundit të takimit pasi, i nxitur nga brohoritjet raciste, kishte hedhur një shishe në drejtim të publikut. Përplasja më pas kaloi edhe në mes të lojtarëve dhe stafit stërvitor.
“Michel Platini i ka shkruar [ministrit britanik i sporteve] Hugh Robertson dhe i ka thënë në mënyrë të qartë se atje kishte skena të turpshme”.
“Reagimi i tij i menjëhershëm ishte se kishte skena të turpshme të cilat nuk duhet të shihen në fushën e futbollit”, ka thënë sekretari i federatës angleze të futbollit, Alex Horne.
UEFA ka nisur hulumtimet për atë çfarë ndodhi në stadiumin në Krusevac dhe rezultatet pritet të lëshohen në fund të nëntorit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...