Puyol: Mendova se karriera ime mori fund
Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, ka zbuluar se ai kishte pasur frikë se do të detyrohet t’i varrë këpucët gjatë lëndimeve në të kaluarën.
“Lëndimet janë gjëja më e keqe në futboll dhe unë kam pasur disa prej tyre. Kam menduar se një prej tyre do të më detyrojë të pensionohem”.
“Kam punuar ditë dhe net me fizioterapeutin tim por nuk kam mundur të rikuperohem. Disa ditë dukej sikur parehatia kishte kaluar, por ishte vetëm e përkohshme. Gjithmonë rikthehet”.
“Pas katër muajsh më duhej të bëja operacion. Ditën pas operacionit filluam të bisedojmë për rikuperimin tim, por unë sërish ndjehesha i parehatshëm. Ky është momentin kur filloni të mendoni se ndoshta kurrë më nuk do të luani sërish”, ka thënë Puyol.
Category: Futboll
0 Komente