Ramos: Nuk dorëzohemi

dardanmiftari | Tuesday, October 30, 2012 | 0 Komente

Sergio Ramos thotë se Real Madridi nuk ka hequr dorë nga titulli i La Liga dhe e ka bërë të qartë se ata janë të vendosur ta arrijnë Barcelonën.
Los Blancos aktualisht renditen në pozitën e katërt në tabelën e Ligës, duke ndjekur me tetë pikë liderët, Barcelonën dhe Atletico Madrid, por Ramos thotë se gara për titull ende është në fazën e hershme të saj.
“Ne të gjithë jemi të motivuar nga sfida për ta arritur Barcelonën. Ne do të luftojmë për titullin e ligës deri në fund dhe presim ajo të jetë e hapur deri në fund”.
“Për momentin ka dy ekipe në kulm të lojës së tyre, Barcelona dhe Atletico Madrid, por nëse ne vazhdojmë të fitojmë ne do t’i vendosim ata në presion të madh”, ka thënë Ramos për Marca.
Real Madridi në sfidën e radhës, të mërkurën, do të përballet me Alcoyano në kuadër të Kupës së Mbretit. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...