Reali shijon humbjen

dardanmiftari | Wednesday, October 24, 2012 | 0 Komente

Nuk po i largohet ‘magjia e zezë’ Real Madridit në Gjermani. Mbretërit kanë pësuar me rezultat 2-1 nga Borussia Dortmundi në Signal Iduna Park.
Një lojë mjaft e bukur dhe dinamike është zhvilluar nga të dyja ekipet gjatë gjithë ndeshjes.
Fraksioni i parë ishte relativisht i barabartë, me mysafirët që e menaxhuan më shumë topin, ndërsa vendasit ishin më të rrezikshëm.
Robert Lewandowski pranoi një top nga Kehl për të dërguar në ekstazë tifozët e zhurmshëm të Dormundit (36’).
Mirëpo, vetëm dy minuta më pas (38’), Cristiano Ronaldo me shprehjen e tij të zakonshme “qetësohuni” e barazoi rezultatin. I mrekullueshëm ishte asistimi i Mesut Oezil.
Edhe më interesante ishte pjesa e dytë e ndeshjes, ndërsa skuadra vendase ishte për një nuancë më e mirë dhe këtë e tregon edhe rezultati.
Marcel Schmelzer ishte vendimtar me një goditje që e la të pashpresë Iker Casillasin (64’).
Skuadra spanjolle u mundua deri në fund që t’i shmangej humbjes, por pa sukses.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Ajaxi e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3-1.
Grupit D i prin Borussia Dortmundi me shtatë pikë, ndërsa Real Madridi ka një pikë më pak dhe pozicionohet në vend të dytë. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...