Seferi “do ta rrahë” serbin Stankoviq
Boksieri shqiptar nga Maqedonia, Nuri Seferi, nesër mbrëma do të kryqëzojë dorëzat me serbin Nenad Stankoviq në palestrën “Boris Trajkovski” në Shkup.
Seferi e Stankoviq do të ngjiten në ring në për titullin të WBO Evropës, dhe shqiptari, i cili jeton në Zvicër, premton se do ta ‘rrah’ serbin. Ai thotë se është i përgatitur mjaft mirë për këtë meç tejet të rëndësishëm në karrierën e tij në boksin profesionist.
“Jam i përgatitur mjaft mirë për këtë meç. Do të jap maksimumin për të mbrojtur titullin. Fitoren do ta festoj me adhuruesit e mi. Jam shumë i motivuar për duelin me boksierin serb”, ka thënë Seferi.
Ndryshe, kundërshtari i Seferit, Stankoviq duket se është i frikësuar para meçit me shqiptarin. Gazeta serbe “Kurir” të shtunën shkruan se Stankoviq është duke u frikësuar nga tifozët shqiptarë.
Sipas kësaj gazete Stankoviq para duelit me shqiptarin ka vizituar ambasadorin e Maqedonisë në Serbi, Ljubisha Georgievski, me të cilin është këshilluar për sigurinë në qytetin kryesor të Maqedonisë, për shkak të tensioneve të mundshme në mes të tifozëve shqiptarë dhe të gjithë atyre që përkrahin serbin.
Stankoviq në boksin profesionist ka arritur 14 fitore, 12 humbje e një barazim, ndërkaq Seferi i njohur me nofkën “Albanian Tyson”, në karrierën e tij profesioniste ka prekur 32 fitore dhe ka pësuar gjashtë humbje.
Category: Futboll
0 Komente