Silva preferon të luajë me Alex

dardanmiftari | Tuesday, October 02, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva, preferon më shumë të luajë krahas Alex në mbrojtje sesa të krijojë partneritet me Mamadou Sakho.

22-vjeçari Sakho konsiderohet si një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Evropë, mirëpo braziliani pëlqen të luajë krahas Alex për shkak të përvojës së tij.
“Sakho dhe Alex janë dy lojtarë me kualitet të madh. Dallimi i madh mes tyre është se Alex ka më shumë përvojë”.
“Më duhet të pranoj se, megjithëse ndihem mirë me cilindo prej tyre pranë meje, jam më i relaksuar kur luaj krahas atij me përvojë, që është Alex”, citon Le Parisien fjalët e ish-futbollistit të Milanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...