Skuadrat e dinë si luan Barcelona

dardanmiftari | Tuesday, October 02, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, thotë se skuadra e tij duhet të angazhohet më shumë për të siguruar fitore, pasi që kundërshtarët kanë filluar të përdorin taktika për t’iu kundërvënë stilit të lojës së katalunasve.

“Mund ta kuptoni se asgjë nuk është e lehtë. Nganjëherë i nënvlerësojmë ekipet tjera, por ne e pamë se sa e mirë ishte Sevilla”.
“Ne jemi gjithmonë skuadra që duhet mposhtur dhe po bëhet jashtëzakonisht vështirë, sepse skuadrat tjera e dinë si luajmë”, ka theksuar trajneri blaugran.
Të martën mbrëma Barcelona është mysafir i Benficas për të zhvilluar ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...