Triumf i lehtë i Italisë
Me rezultat 3-1, Italia ka fituar si mysafir i Armenisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin në Hrazdan.
Azzurrët kaluan në epërsi në minutën e 11-të me anë të Andrea Pirlos nga penaltia.
Henrik Mkhitaryan e barazoi rezultatin për vendasit (27’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.
Daniele De Rossi riktheu epërsinë e mysafirëve në gjysmën e dytë (64’), pas një harkimi të Pirlos.
Mesfushori i Romës ishte i përfshirë në golin e tretë, pasi ai dërgoi asistin për Pablo Osvaldon, i cili vendosi rezultatin përfundimtar në ndeshje (82’).
Italia ka shtatë pikë dhe gjendet në krye të Grupit B.
Category: Futboll
0 Komente