Wenger: Arsenali mund të luftojë për kreun

dardanmiftari | Wednesday, October 24, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ata mund të garojnë për kreun e tabelës, në prag të mbledhjes së përgjithshme vjetore të klubit.
“Unë mund t’i kuptoj kur njerëzit thonë se ne nuk mund të garojmë, e kam parasysh këtë shqetësim. Unë besoj se mundemi. Por sigurisht disfata e të shtunës është vështirë të përpihet”.
“Pasi ju shkoni te West Ham dhe fitoni në mënyrë bindëse, pastaj shkoni te Norwich dhe humbni 1-0 pa krijuar asnjë shans për gol. Tash ishte e katërta herë që ne ishim 1-0 në disavantazh këtë sezon. Kundër Montpellier, kundër Chelsea, kundër Norwich dhe kundër West Ham”.
“Ne mund të fitojmë një ose dy herë – por një herë do të humbasësh pasi ekipi që keni përballë mendon, ‘Oh tash jemi në pozitë të fuqishme, tash mund të mbrohemi’. Por tash ne duhet vetëm të fokusohemi për t’iu afruar kreut. Për ne nuk është vetëm numri i pikëve, është se margjina e gabimeve që mund të bëjmë është shumë e limituar”.
“Dhe me një rezultat të tillë ne vendosim një presion shtesë mbi shpatullat tona”, ka thënë francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...