Abidal: Kthimi në fushë, nuk është objektivi im

dardanmiftari | Tuesday, November 06, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi francez Eric Abdal e ka bërë të qartë se kthimin në futboll nuk është prioritet i tij kryesor dhe se për momentin dëshiron të fokusohet në shëndetin dhe në familjen e tij.
Mbrojtësi me eksperiencë së fundi u është kthyer stërvitjeve individuale pas transplantimit të mëlçisë, por ka zbuluar se kthimi në fushën e gjelbër nuk është shqetësimi kryesor i tij.
“Futbolli ka qenë gjithçka për mua. Tani, gjëja më e rëndësishme për mua është të jem i shëndoshë. Nuk e kam objektiv që të luaj”.
“Ne duhet të shohim se si do të shkojë. Ka gjëra që unë do t’i duroj dhe disa të tjera që nuk mundem. Familja dhe shëndeti janë prioritet e mija”.
“Unë kam pasur një operacion dy vite më parë dhe që atëherë kam filluar ta shoh jetën më ndryshe. Edhe sot, unë e shoh çdo ditë më ndryshe. Janë disa gjëra që tani i kam prioritete që më parë nuk i kam pasur”, ka thënë 33-vjeçari për France 2. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...