Aguero: Ende nuk keni parë më të mirën nga City

Unknown | Friday, November 16, 2012 |


Sulmuesi i Manchester City Sergio Aguero ka thënë kampionët aktualë ende nuk kanë dhënë më të mirën nga vetja duke thënë se do të jenë më të mirë se sa në sezonin e kaluar.

"Është e vërtetë se ne nuk kemi bërë një lojë sikurse në sezonin e kaluar, por jemi në një pozitë mjaftë të mirë dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi edhe më shumë," deklaroi Aguero në faqen zyrtare të Manchester City.

"Ne jemi në pozitën e dytë në tabelë dhe jemi në një pozit të favorshme, është mjaft e vështirë për klubet tjera që të fitojnë kundër ekipit tonë."

"Ne kemi pasur shumë lëndime në skuadrën tonë si David, Pablo, Javi Garcia, Mikahu, Joelon, Maicon, Barry, Samir, dhe me kthimin e këtyre lojtarëve gjërat bëhen më të thjeshta."

"Kjo nuk ëshë aspak e thjeshtë kur ata të gjithë janë të lënduar në të njejtën kohë, dhe në sezonin e kaluar kishim shumë më pak lëndime."

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!