Berlusconi i brengosur nga lëndimet e Patos
Braziliani pësoi një lëndim të lehtë në ndeshjen ndaj Anderlechtit, duke shtuar kështu listën e gjatë të lëndimeve të tij gjatë vitit 2012.
“Pato është një problem i madh. Ne shpresojmë që ai të rikthehet me kohë nga të gjitha lëndimet. Është problem sepse ai ishte lojtari i Milanit me të ardhmen më të ndritur para tij”, ka theksuar Berlusconi.
Ai shtoi se do të jetë i pranishëm në stërvitjen e fundit të shtunën në Milanello para sfidës ndaj Juventusit që zhvillohet të dielën, pasi sipas ish-kryeministrit të Italisë, prezenca e tij ka pasur impakt pozitiv në rezultatet e ekipit.
Category: Futboll