Brazili dhe Kolumbia ndahen në "paqe" (VIDEO)

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Kolumbia prishi festën e ndeshjes numër 1000 të Brazilit pasi në ndeshjen miqësore të zhvilluar në New Jersey (SHBA) skuadra e Radamel Falcao arriti të barazojë 1-1. Kolumbianët shënojnë të parët në minutën e 43 me anë të Juan Guillermo Cuadrado, por barazimi erdhi në pjesën e dytë për brazilianët me anë të Neymar (’63).

Në minutën e 80, Neymar humbi një 11-metërsh për Seleçaon duke e dërguar topin sipër traversës.

Gjithsesi, barazimi ishte i drejtë pasi Kolumbia luajti një futboll të bukur, ndryshe nga Brazili që nuk pati shumë raste edhe pse luajti me formacionin bazë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!