Buffon: Ta harrojmë disfatën

dardanmiftari | Tuesday, November 06, 2012 | 0 Komente

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, thotë se nuk ka arsye që Bianconerët ta qajnë shumë disfatën nga Interi.
“Nuk mendoj se disfata do të thotë se ne kemi humbur vetëbesimin. Ne jemi zhvilluar si ekip për më se një vit dhe më herët ose më vonë seria jonë duhej të arrinte fundin”.
“Fitorja sigurisht i jep Interit më shumë vetëbesim, por nuk mendoj se kjo do të ndikojë shumë te ne”.
“Për çerekun e parë të takimit ne luajtëm mirë, duke kërkuar golin e dytë. Por ne u tërhoqëm prapa shumë dhe u mbrojtëm me frikë. Nuk më pëlqen të humbas, por shqetësimi im rreth rezultatit është shumë i butë”, ka thënë Buffon për La Stampa. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...