Callejon: Merituam fitore

dardanmiftari | Wednesday, November 07, 2012 | 0 Komente

Jose Callejon beson se Real Madrid meritoi të nxjerrë tre pikë të plota në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund.
“Në pjesën e parë ata luajtën shumë mirë dhe ne dështuam të futemi në ndeshje. Pas pauzës gjërat ndryshuan dhe ishte turp që ne nuk mundëm të shënojmë më shumë gola”.
“Ne kishim shumë shanse për të fituar, por portieri i tyre ishte i mirë, ne luajtëm me intensitet të lartë dhe merituam të fitojmë në pjesën e dytë”.
“Megjithatë në fund pika ishte shumë e mirë, për shkak të rezultatit tjetër në grup. Ne kemi dy ndeshje të mbetura të cilat duhet t’i fitojmë. Është një grup shumë konkurrues dhe kualifikimi është në duart tona”, ka thënë Callejon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...