Cesc: Real fito, ndryshe na ze gjumi

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Futbollisti i Barcelonës CescFabregas ka gjetur formën e vet më të mirë dhe njëkohësisht edhe vazhdimësinë në formacionin titullar të Tito Vilanovas. Në një deklaratë për median spanjolle, mesfushori katalanastregon edhe sekretin e fitoreve të skuadrës. 

"E besoni apo jo, të gjithë ne, në pritje të ndeshjeve në kampionat, lutemi që Reali i Madridit të fitojë, përndryshe s’do të kishim stimujt për të kërkuar fitoren ndaj rivalëve tanë. Fatmirësishtsivjet kemi një diferencë të madhe me madrilenët, plot 8 pikë, edhe pse kanë kaluar vetëm 11 ndeshje. 

Ndaj, për të qenë të kthjellët dhe për të mos na zënë gjumi, e për rrjedhojë të gabojmë në takimet e ardhshme, kemi nevojë për fitoren e Realit. Sepse vetëm kështu mund të hyjmë të përqendruar në fushë", është shprehur mesfushori katalanas. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!