Çezare Maldini bën tifo për Tasotin në stolin kuqezi

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Çezare Maldini është rikthyer të flasë për Milanin e tij. Maldini është një pjesë e historisë së klubit kuqezi së bashku me djalin e tij Paolo. Por, me sa duket, familja Maldini këtë herë nuk del në krah të trajnerit Masimiliano Alegri, por të zëvendësit të tij Mauro Tasoti. Sipas Çezare Maldinit, Mauro Tasoti do të ishte zgjedhja e duhur e drejtuesve të Milanit për të dalë nga kriza: “Mauro është i aftë për ta administruar siç duhet këtë situatë. E them këtë, sepse e njoh prej kohësh Tasotin. Problemi është se skuadra nuk përgjigjet. Unë kam besim se nën urdhrat e Tasotit kuqezinjtë mund të japin më shumë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...