Chiellini: Rikthimi i Conte, shtytje për Juven

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Giorgio Chiellini beson se rikthimi i Antonio Conte në karrigen drejtuese të Juventusin muajin e ardhshëm do të jetë një shtytje e madhe për kampionët në fuqi të Serie A.

“Ai është personi i cili e ka ndryshuar skuadrën gjatë një viti e gjysmë. Fillimisht kam menduar se mungesa e tij do të jetë më pak problematike”.

“Ne punojmë me të gjatë gjithë javës dhe përgatitemi për ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Por ka gjëra të cilat nuk mund t’i planifikoni dhe trajneri është i rëndësishëm në situata të caktuara”.

“Rikthimi i tij në karrige do të t’i japë ekipit një shtytje”, ka thënë Chiellini.
Bianconerët të shtunën do të presin në Juventus Stadium Lazion. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!