Daniele Bonera, një muaj larg fushave

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Ekzaminimet e para mjekësore që ka kryer mbrojtësi i Milanit, Daniele Bonera, pas tërheqjes muskulore të pësuar gjatë ndeshjes në “San Siro” ndërmjet kuqezinjve dhe vjollcëve, nuk e kanë evidentuar saktë kohën e rikthimit të mbrojtësit në fushë. Sipas stafit mjekësor të Milanit, ai ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, për të cilën pas dy javësh do u nënshtrohet analizave të tjera. 

Vetëm në përfundim të tyre do mund të kuptohet më qartë se sa kohë do i duhet për t’iu rikthyer fushës. Pra, vazhdon të qëndrojë në këmbë hipoteza e një tërheqjeje muskulore, e cila nuk do e lejojë të luajë për të paktën një muaj.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!