De Biasi cakton formacionin anti-Kamerun
Trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi, pas seancës së fundit stërvitore zgjodhi të gjitha enigmat për formacionin që do të zbresë sonte në fushë ndaj “luanëve afrikan”.
Shqipëria zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin e Gjenevës, në prag të ndeshjes me Kamerunin; një program i shkurtër i përgatitur nga tekniku italian, në një atmosferë të qetë dhe plot humor, që shërben për t’i relaksuar futbollistët kuqezi në prag të kësaj miqësoreje.
E reja më e rëndësishme është dëmtimi i Alban Mehës në stërvitje. Mesfushori i Paderborn nuk mund të jetë i gatshëm për përballjen me afrikanët duke sjellë disa ndryshime në emrat që do të aktivizohen nga minuta e parë në Gjenevë.
Kështu në mes të dy shtyllave tekniku Italian do t’i besojë Etrit Berishës, titullar dhe në sfidën e fundit me Slloveninë. Në mbrojtje do të rreshtohen Andi Lila në të djathtë, Mërgim Mavraj dhe Lorik Cana në qendër, ndërsa në të majtë do të jetë futbollisti i Skënderbeut, Renato Arapi.
Në mesfushë përpara mbrojtjes do të luajnë Sabien Lilaj dhe Ervin Bulku ndërsa më të avancuar do të jenë Emiljano Vila dhe Odise Roshi, që ishte dhe njeriu ndeshjes ndaj Sllovenisë. Në sulm konfirmohet dyshja Edgar Çani dhe Armando Sadiku.
Formacioni, 4-4-2
Lila – Mavraj – Cana – Arapi
Lilaj – Bulku
Vila Roshi
Çani – Sadiku
/Telegrafi/
Vila Roshi
Çani – Sadiku
/Telegrafi/
Category: Futboll