Evra: Van Persie si Van Nistelrooy

dardanmiftari | Monday, November 05, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Manchester United, Patrice Evra, ka lavdëruar ndikimin e Robin van Persiet në skuadër këtë sezon, pasi ata të dy shënuan në fitoren ndaj Arsenalit.
Ish-kapiteni i Arsenalit tash ka çuar në 10 numrin e golave të shënuar këtë sezon dhe krahasimet me legjendat e Manchester United tashmë kanë filluar.
“Çdokush e di se çfarë lojtari i shkëlqyeshëm ka qenë ai te Arsenali, por kurrë nuk është e lehtë të luash kundër bashkëlotjarëve të vjetër”.
“Njerëzit tash mund të shohin mentalitetin e fuqishëm të Robin. Ai duket sikur ka luajtur për ne për shumë vite dhe ai më kujton Ruud van Nistelrooy. Shpresoj ai të vazhdojë pasi ai mund të jetë një prej më të mirëve, sikur Ruud”.
“Kam luajtur me Ruud kur nënshkrova për United dhe mbaj mend çfarë lojtari i madh ishte ai. Ata të dy janë holandezë, por ka më shumë se kaq. Ata kanë të njëjtin klas dhe prekje kur ju pasoni topin për ta. Robin ka filluar shumë mirë dhe shpresoj ai ta ruajë vazhdën pasi te United ju duhet ta bëni këtë në çdo ndeshje”, ka thënë Evra. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...