Fiton Hamilton, Vettel gati kampion

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Lewis Hamilton ka arritur të fitoj garën në Formula 1 që u mbajtë në Austin të SHBA-ve. Hamilton bëri garë fantastike duke qenë i sigurt në veprimet e tij.
Në vendin e dytë përfundoi Sebastin Vettel ndërsa në të tretin Alonso. Pas kësaj gare më i kënaquri duhet të jetë Vettel pasi që kur ka mbetur edhe një garë nga fundi i kampionatit, ai ka 13 pikë më shumë se përcjellësi i vetëm Alonso.
Gara e fundit që do të mbahet në Brazil e favorizon shumë Vettelin pasi që ai duhet të zë vetëm njëren nga pozitat e para për pikë për të mbrojtur titullin e kampionit.

Renditja e pilotëve:
1. Sebastian Vettel (273 pikë)
2. Fernando Alonso (260 pikë)
3. Kimi Raikkonen (206 pikë)
4. Lewis Hamilton (190 pikë)
5. Mark Webber (167 pikë)
Renditja e konstruktorëve:
1. Red Bull Racing-Renault (440)
2. Ferrari (367)
3. McLaren-Mercedes (353)
4. Lotus-Renault (302)
5. Mercedes (136)x

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!